close
Rajoni

HOTI: S`KA MINISHENGEN BALLKANIK, KA INTEGRIME EVROPIANE

Hoti-600×360

Ka mjaftuar njoftimi i kryeminitrit Avdullah Hoti se ka marrë jesë në samitin virtual të partneritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të nisin aludimet se ai është pro minishengenit Ballkanik.
Mediat janë bazuar në deklaratën e tij se është gjë e mirë casja e bashkëpunimit shumëpalësh duke thënë se kjo ndihmon në heqjen e barrierave burokrtike.
Por këto aludime i ka hedhur poshtë kryeministri Hoti.

“S’ka minishengen ballkanik, ka integrime evropiane sa më mirë në nivel të rajonit. Duhet ta intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik në të mirë të qytetarëve të mbarë rajonit”,tha Hoti.

Kosova vazhdimisht ka refuzuar të jetë pjesë e minishengenit Ballkanik dhe për këtë cështje të gjitha partitë politike në Kosovë që kanë qenë apo janë në pushtet kanë refuzuar të jenë pjesë e kësaj nisme. /Blerta D.Berisha

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia