close
RajoniTop Lajme

HOVENIER: SHBA-të PARTNER I QËNDRUESHËM I KOSOVËS

271685304_471568567661021_1447830790870184419_n

OSMANI: KOSOVA BESON NË VLERAT DEMOKRATIKE


 Presidentja, Vjosa Osmani ka pranuar  letrat kredenciale nga ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.Osmani ka thënë se marrëdhënia e ngushtë me ShBA-të mbetet e pa ndryshuar.

Kishte sherbyer më parë në Kosovë, ndërsa tash e tutje ka marrë detyrën zyrtare si ambasador i SHBA-së. Më 2018 ai ishte dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë nga ish presidenti Hashim Thaci.

Jeff  Hovenier pas takimit që zhvilloi me presidenten Vjosa Osmani garantoi partneritet të qëndrueshëm SHBA Kosovë.

JEFF HOVENIER- AMBASADOR I SHBA-SË NË KOSOVË

SHBA-ja është partnere e qëndrueshme e Kosovës. Presidenti Biden ma besoi detyrën në një kohë kur këtu ka ende punë të papërfunduara. Do të punojmë me ju, me Qeverinë, me shoqëritë civile, me qytetarët tuaj. Zotimet e presidentes për zhvillimin e institucioneve të pavarura, sistemit gjyqësor, janë shumë të rëndësishme që të ecim përpara drejt institucioneve euro-atlantike. Është fillim i një dialogu dhe është një hap i mrekullueshëm.

Presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova beson në vlera demokratike dhe do ti mbrojë ato.

VJOSA OSMANI- PRESIDENTE E KOSOVËS

“Ne jemi rritur e zhvilluar si vend sepse jemi të bekuar ta kemi SHBA-në pranë nesh. Roli i ambasadorit është thelbësor që marrëdhënia jonë të vazhdojë të lulëzojë. Në këtë kapitull të ri shpresoj t’i forcojmë marrëdhëniet tona dypalëshe, t’i shtyjmë idealet dhe vlerat demokratike që ne besojmë”, deklaroi Osmani.

Ambasadori amerikan më pas bashkë me presidenten kanë bërë  homazhe te shtatorja e presidentit të parë të Kosovës Ibrahim Rugova, veprim të cilin ambasadori i ri tha se e ndjen se duhet ta bëj./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia