close
Top LajmeVendi

HOXHA AKUZON AAA-në PËR KEQPËRDORIME, ZAEVI MOHON

09974ECB-1A91-4FF9-8F6C-4D46B053079E

ZAEV: AAA-ja KA KËRKUAR TË MOS LARGOHEN TË PUNËSUARIT NË MINISTRINË E KULTURËS


 Ministri i Bujqësisë nga rradhët e Lëvizjes Besa  Arijanit Hoxha mbrëmë një një postim në rrejtin social Facebook ka akuzuar opentët politik të opozitës shqiptare se duke dashur që të njollosin Lëvizjen Besa bëjnë pazare me eksponentë të Qeverisë për të kërkuar mbrojte nga veprimet që kanë bërë gjatë qeverisjes së kaluar.

ARJANIT HOXHA – FB

Soji dhe lloji i politikanëve që me çdo kusht mundohen të nënvlersojnë Lëvizjen BESA, ndërsa mbi 20 herë e përmendin Lëvizjen BESA në formë direkte apo indirekte tregon se edhe në gjumë kanë ankth nga Lëvizja BESA.
P.S. Tregoni popullatës sa herë brenda javës jeni takuar me eksponent të shumicës parlamentare dhe çfar mbrojtje kërkoni nga Qeveria aktuale për veprimet që keni bërë gjatë qeverisjen e kaluar!?

Një gjë të tillë për Klan M mohojnë nga Alternativa. Kreu i grupit parlamentar i kësaj partie, Skender Rexhepi, akuzat i quan si të pa baza. Sipas tij në takimet që janë bërë me përfaqësues qeveritarë është kërkuar që mos të largohen të punësuar nga institucionet që drejtohen nga Lëviza Besa. Ai  bëri thirrje publike që nëse kanë hasur në kepërdorime të tilla të publikohen.

SKENDER REXHEPI – AAA

Asnjëherë nuk kemi kërkuar dhe nuk kërkojmë që të fshihen nëse ka pasur lëshime në kuadër të institucionit që kemi drejtuar ne. Kështu që ftoj publikisht që nëse kanë ndonjë informaion ose dokumentacion se është bërë një keqpërdorim në kuadër të institucioneve që ka drejtuar Alternativa le t`i ti publikojnë ose le t`ja japin Prokurorisë Publike. E vetmja kërkesë që kamë bërë në kuadër të institucioneve qeveritare ishte që t`ua drejtojmë halllin të pafatëve që institucioni që drejton subjekti i personit në fjalë të rikthehen njerzit që janë nxjerë nga puna.

Klan Maqedoni, për këtë cështje, kërkoi qëndrim edhe nga Kryeministri Zoran Zaev.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

Ka pasur kërkesë nga Alternativa nëpërmjet  Koordinatorit të Grupit Parlamentar që për shkak të covid-krizës mos të largohen nga puna të punësuarit me kontratë në Ministrinë e Kulturës.Kërkesë tjetër nuk ka pasur.

Edhe pse Kryeministri Zaev dhe Zv/Kryeministri Nikollovski thanë se për akuzat duhet të përgjigjet vet Ministri Hoxha se ku është bazuar, e pyetëm atë por as ai vet nuk e di se cilin e akuzon.

ARIANIT HOXHA

Unë kam parashtruar pyetje që mund të përgjigjen ata që e gjejnë veten.

Përplasjet në mes Arianit Hoxhes dhe  Skender Rexhepit vjnë pas deklaratave në një emision debati, të Rexhepit, ku tha se Lëvizja Besa është inegzistenete në pushtet dhe nuk reagon për asgjë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia