close
Rajoni

HUMANIZMI I VAJZËS ME SINDROMËN DOWN

Screenshot_9

Dhuron pagën për të prekurit nga tërmeti


Vajza me sindrom Daun nga Ferizaj ka dhënë pagën e saj për të prekurit nga tërmeti. Në përkrahje të saj doktori ku ajo është e punësuar ka dhuruar 20 paga.

I kishte kuruar dhëmbët te stomatologu Burim Buzhala në Ferizaj.

Eloida Alija nga po i njëjti qytet,  me Sindrom Doën ishte lidhur aq shumë me doktorin saqë ky i fundit ka propozuar që ta punësojë atë me orar të shkurtuar.

Ky shembull ishte ndjekur edhe në rajon.

Pos doktorit zemërgjerë, edhe Eloida apo Ela si e quajnë në ordinancë ka dëshmuar se ka një shpirt human.

Pas tërmetit në Shqipëri ajo i ka propozuar doktorit që të jap gjysmën e pagës së saj për familjet e të prekurve atje.

Por ajo e kishte sfiduar Buzhalën në mënyrë që shuma e donacionit të rritet.

Unë kam pasur dëshirë të jap pagën time për Shqipëri. Pos asistente në këtë ordinancë stomatologjike në kohën e lirë Ela merret edhe me pikturë. Ndërsa humanizmin e ka në shpirt. Ajo ditë më parë ka dhuruar flokët e saj donacion për vajzat e prekura nga kanceri. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia