close
BotaTop Lajme

HUMBËN JETËN DY UDHËTARË NË ANIJEN NË JOKOHAMA

Screenshot_6

Anija “inkubator” për koronavirusin, vlerësojnë ekspertët


Dy udhëtarë humbën jetën nga koronavirusi në anijen e izoluar “Dajmond Princes”. Këto janë rastet e para të vdekjes në anije, e ankoruar në afërsi të Jokohamës ku virusi u përhap shpejt duke infektuar rreth 620 nga gjithsejt 3700 udhëtarë dhe pjesëtarë të ekuipazhit. Mediat japoneze njoftojnë se dy udhëtarët e vdekur janë japonezë të moshës më shumë se 80 vjeçe. Në anije janë edhe tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej të cilëve njëri është i infektuar me virusin.

Dy udhëtarët në anijen “Dajmond Princes” kanë pasur sëmundje kronike, ndërsa pas infeksionit me koronavirusin gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar, pas çka kanë humbur jetën në spitalin ku janë bartur. Gjendja në anije, ku sëmundja u përhap shpejt, është kaotike dhe është inkubator i vërtetë për virusin, vlerëson eksperti shëndetësor japonez Kentaro Ivata, i cili e vizitoi “Dajmond Princes”, anijen – karantinë më shumë se 14 ditë.

“Isha shumë i frikësuar nga fakti që secili mund të infektohet nga virusi, çdokund mund të jetë i kontaminuar. Kisha frikë se edhe vetë do të infektohem, dhe ende kam frikë se mund të zhvillojë simptoma të sëmundjes.” – deklaron Kentaro Ivata, Universiteti Kobe.

Udhëheqësia e anijes, pas karantinës dyjavore, u lejon udhëtarëve që kanë rezultate negative të testit të largohen nga anija. Disa vende tashmë i kanë evakuuar shtetasit e tyre, duke i bartur në vende tjera lokale të izoluara. Ndërkohë dy raste të vdekjes nga koronavirusi janë regjistruar edhe në Iran, me çka numri total i të vdekurve arriti në 2004 persona, ndërsa numri i të infektuarve, kryesisht në Kinë, ka kaluar 75 mijë. Masa kryesore për parandalim është kufizimi i lëvizjes së njerëzve, jo vetëm në provincën Hubei, por në tërë territorin e Kinës.

“Kjo për momentin e lëviz Kinën, këto njerëz që shpërndajnë ushqim. Frikë nga koronavirusi ekziston çdokund, megjithatë dikush duhet të kujdeset që njerëzit të kenë ushqim.” 

Përveç rekomandimit për një miliardë e 400 milionë persona në Kinë, që sa më pak të dalin jashtë dhe në asnjë mënyrë pa maska në fytyrë, disa vende e kanë ndaluar plotësisht hyrjen e turistëve kinezë. Rusia këtyre ditëve i mbylli pothuajse të gjitha vendkalimet kufitare me Kinën me gjatësi 4200 kilometra. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia