close
Bota

HUMBIN JETËN 4 FËMIJË, PLAGOSEN 5 TË TJERË NË AUSTRALI PASI BALONA BIE

baloan2

Shkak i rrëzimit të balonës ku ndodheshin fëmijët është bërë era e fortë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi ku 4 fëmijë kanë humbur jetën pasi një balonë ku ata po luanin u rrëzua nga era e fortë. Tragjedia ndodhi në shkollën fillore në Devonport, ku fëmijët po luanin, ndërsa viktima mbetën 2 djem dhe 2 vajza të moshës 10 vjeç.

Mjekët mbërritën shpejt në shkollën fillore Hillcrest pas aksidentit rreth orës 10:00 me orën lokale. Fëmijëve iu dha ndihma e parë përpara se të dërgoheshin me helikopterë në spital, por rënia nga 10 metra lartësi ishte fatale për ta. Tragjedia ndodhi kur fëmijët po festonin ditën e fundit të vitit shkollor.

Në një ditë kur këta fëmijë duhej të festonin ditën e tyre të fundit të shkollës fillore, të gjithë ne po vajtojmë humbjen e tyre“, u tha gazetarëve Komisioneri i Policisë së Tasmanisë, Darren Hine. Kryeministri Scot Morrison ka reaguar mbi ngjarjen duke e përshkruar atë si tronditëse. Autoritetet australiane kanë ngritur një hetim për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia