close
Bota

HUNGARI: SHTATË TË VDEKUR DHE 4 TË PLAGOSUR NË NJË AKSIDENT

hungari.jpg

SHKAK I AKSIDENTIT TË RËNDË ËSHTË BËRË SHPEJTËSIA E AUTOMJETIT

 

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur nga një aksident i rëndë rrugor në Hungari. Makina me targa serbe që transportonte emigrantë u përplas me një shtëpi në Hungari, pasi shoferi refuzoi të ndalonte për kontrolle rutinore nga policia.

Shoferi pa se policia po kontrollonte makinat në fshatin Morahalom afër kufirit serb dhe u përpoq të largohej me shpejtësi skëterrë. Në automjet ndodheshin 10 persona që ishin nisur në drejtim të qytetit Segedi.

Shoferi, i cili mbeti i lënduar, u arrestua menjëherë nga policia. Ai pritet të akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore  dhe shkaktim të një aksidenti me vdekje. Sipas agjencisë kufitare Frontex, numri i emigrantëve, të cilët hyjnë në Bashkimin Europian duke kaluar përmes shteteve të Ballkanit Perëndimor, është dyfishuar gjatë këtij viti./KlanNews/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia