close
Bota

Hungari: Viktor Orban merr mandatin e katërt

APTOPIX Hungary Election

KRYEMINISTRI KRITIKOI BRUKSELIN DHE PRESIDENTIN UKRAINAS VOLODYMYR ZELENSKY


Kryeministri nacionalist Viktor Orban, ka arritur që të marrë një mandat të katërt në zgjedhjet e përgjithshme të vendit. Orban pasi e konsideroi rezultatin nje fitore per partine e tij, kritikoi Brukselin dhe presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Kryeministri nacionalist i Hungarisë Viktor Orban shënoi fitoren e katërt radhazi në zgjedhjet e përgjithshme. Votuesit mbështetën ambicien e tij për një shtet konservator, “joliberal” duke lënë pas shqetësimet se Budapesti po mbështet Moskën.

Rezultatet paraprake me rreth 98% të votave të numëruara në listën e partive kombëtare treguan se partia Fidesz e Orbanit kryeson me 53.1% të votave kundrejt 35% për aleancën opozitare të Marki-Zay.

Në fjalimin e tij të fitores, Orban kritikoi burokratët e Brukselit dhe presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, duke i quajtur ata “kundërshtarë”. Megjithatë ai ka dënuar pushtimin rus dhe ka pranuar gjysmë milioni refugjatë ukrainas që nga fillimi i luftës në shkurt.

Por ai ndërmori një fushatë të suksesshme për të bindur elektoratin kryesor të partisë së tij Fidesz se opozita e Peter Marki-Zay që premton të rregullojë lidhjet me Bashkimin Evropian mund ta çojë vendin në luftë.

SINKRON BANORE : Nuk kam shpresuar për një fitore kaq të madhe, por kam qenë e sigurt se do të fitojë partia aktuale e qeverisë. Unë mendoj se kjo është për shkak të mënyrës se si partitë reaguan ndaj situatës së luftës, ndoshta kjo trembi shumë njerëz dhe opozita i bëri njerëzit të pasigurt.

Orban bëri të ditur se nuk do t’i lejonte familjet hungareze t’i dërgonin djemtë e tyre në vijën e frontit. Në 12 vitet e tij në pushtet, Orban ka rishkruar kushtetutën, ka mbushur gjykatat e larta me të emëruarit e tij dhe ka ndryshuar sistemin zgjedhor në avantazhin e tij. Hungarezët gjithnjë kanë shprehur zemërimin e tyre në lidhje më pushtetin e Orban. Pas agresionit rus në Ukrainë, partitë opozitare e kanë cilësuar Orbanin si tradhtar për qëndrimin e tij pro-rus. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia