close
Vendi

HUNGARIA E REVOLTUAR ME GJERMANINË

Peter-Szijjarto

 MINISTRI I JASHTËM SZJARTO PARALAJMËRON HOMOLOGEN GJERMANE

Hungaria është e revoltuar me Gjermaninë dhe shtetet kryesore të BE-së që nuk arriten të japin një datë për konferencat e para ndërqeveritare për Shqiperinë dhe paralajmëruan sanksione për kreun e serbëve të Bosnjes Milorad Dodik. Për Hungarinë duhet të vijojë politika e zgjerimit dhe jo sanksionet ndaj liderëve që kanë mbështetje popullore në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Shefi i diplomacisë hungareze Peter Szjarto shprehu hapur revoltën e tij ndaj atyre qe i etiketoi si shtetet e veriut te BE-se pasi kryeministrat, ministrat e Punëve të Jashtme në Këshillin Evropian e lanë në vendnumero çështjen e zgjerimit të BE-së.

Fatkeqësisht thekson Szjarto vendet e Evropës veriore dhe perëndimore ende nuk duan zgjerim, vendet e Ballkanit perëndimor nuk i qëndruan objektivave as kësaj radhe per negociatat me shqiptarët dhe maqedonasit e veriut.

BE-ja ka nisur që të rrëshqasë në faktin se politika e Ballkanit Perëndimor sipas disa shteteve anetare duhet te përbëhet nga arsimi kultura dhe sanksionet. Kjo qasje aspak e imagjinueshme është po ashtu e rrezikshme. Ne hungarezët i mbajmë mend mirë pasojat tragjike kur bota perëndimore dëshiron ta ndëshkojë Ballkanin Perëndimor. Negociatat  me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veiut ende nuk kanë nisur, me serbët na thanë se kanë hapur katër kapituj të rinjë negociatash nga 35 gjithsej ndaj kjo për nuk është një ngushëllim.

Szjarto ka një mesazh edhe për homologen e re gjermane, Annalena Baerbock që ka kërcënuar me sanksione së fundmi Milorad Dodik, liderin e  Republikës Serbe të Bosnjës.

Ne jemi të shqetësuar për deklarata të tilla, sepse Bosnja dhe Hercegovina është afër nesh.  Ruajtja e stabilitetit dhe paqes aty është interesi ynë themelor përsa i përket sigurisë rajonale. Berlini është më larg, por jo aq larg sa nuk mund të fluturosh nga atje në Banja Luka në asnjë moment. Duke fluturuar dhe për negociata Duke biseduar me serbët boshnjakë. Me ta dhe jo për ta. Ndoshta kjo e ndihmon zonjën Baerbock për të kuptuar nga afër situatën.

Sipas tij BE mund të vendos sanksione kundër kujtdo vetëm me vendimin unanim të shteteve anëtare, dhe sa për të qenë të qartë, ia vlen ta qartësojmë: Hungaria nuk do të japë mbështetjen e saj për asnjë lloj sanksionesh kundër liderit të serbëve boshnjakë Milorad Dodik. Nëse bëhet një propozim i tillë, ne do ta vendosim veton ka kercënuar numri një i diplomacisë hungareze. Për Hungarinë duhet të vijojë politika e zgjerimit dhe jo sanksionet ndaj liderëve që kanë mbështetje popullore në shtetet e Ballkanit Perëndimor./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia