close
RajoniTop Lajme

HYJNË NË FUQI MASAT E REJA ANTI-COVID NË KOSOVË NDALOHET-HYRJA E PERSONAVE TË PAVAKSINUAR NE KUFI

COVID KOSOVO

Nga kjo e hënë të gjithë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës anticovid nuk mund të futen në Kosovë. Masat e reja që kanë hyrë në fuqi prej mesnatës përcaktojnë gjithashtu edhe detyrimin për mbajtjen e maskës ndalimin e festave familjare

 

Ora shenon 10 e mëngjesit  ky polic kufitar i Kosoves po u shpjegon disa qytetarëve te Shqiperisë që nuk mund të futen brenda territorit të Kosoves pa e  marrë dozen e parë te vaksinës dhe dëshminë e testit se janë negativ ne Covid 19.

 

Ndonëse nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja ku qytetarët krahas testit negativ duhet të deshmojne së kanë marrë se paku dozën e parë të vaksinës para ores 10 të mëngjesit qytetarëve nuk u është kërkuar një gj[ e tillë.

 

Nga data tre janar të gjithë qytetarët që hyjnë në territorin e Kosovës duhet të dëshmojnë vaksinimin e plotë në të kundërten kthehen prapa.

Për të lehtësuar qasjen në vaksinim, në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kryesore kufitare tokësore do të vendosen ekipet mobile të vaksinimit. Çertifikata e vaksinimit do të kërkohet edhe në universitete, transport urban apo edhe në bare e restorante. Gjithashtu mbajtja e maskës mbetet detyruese edhe në ambientet e jashtme, ndërsa mbetet në fuqi kufizimi i qarkullimit nga  mesnata deri në orën 5 të mëngjesit.

Ndërkohë janë ndaluar veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, festave familjare, ndërsa në bare e restorante, krahas certifikatës së vaksinimit, aktiviteti do të lejohet në 50 për qind të kapacitetit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia