I dashuri i Adele ulet pranë ish-bashkëshortit të saj gjatë koncertit

Këngëtarja ndërpreu koncertin 4 her për shkak të problemeve shëndetësore të fansave

Çdo tension mes Adele, ish-bashkëshortit dhe të dashurit të saj Rich Paul duket se nuk ekziston tashmë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ata u panë të ulur pranë  njëri-tjetrit ndërsa ajo performoi në Hyde Park të Londrës të premten.

Këngëtarja e hitit “Easy On Me” u martua me Simon  Konecki në Maj të vitit 2018 dhe paraqiti kërkesën për divorc në Shtator 2019, disa muaj pasi ata ishin ndarë. Dyshja kanë së bashku djalin e tyre 9-vjeç, Angelo.

Gjatë gjithë koncertit të saj prej dy orësh, këngëtarja e ndaloi atë katër herë për të kërkuar ndihmë për disa nga fansat e saj që kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Nuk është diçka që ju prireni ta shihni një gjë të tillë  kaq shpesh”, thanë disa burime për gazetën “Page Six” duke shtuar se artistja e njohur vë sigurinë e fansave të saj para çdo gjëje tjetër.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share