close
Vendi

“I FORTI I KOÇANËS” TMERR PËR FËMIJËT ROMË

IMG_9649

MPB: KALLËZIM PENAL PËR SHKAK TË DYSHIMEVE PËR DHUNË NDAJ FËMIJËVE

I takuam para stacionit policor.

Kishin ardhur për ta paraqitur rastin në polici, për shkak se të birin ua kishte sulmuar sigurimi i shkollës.

Çfarë që të duhet nga ana jonë do ta bëjmë. Do ta nisim procedurën. Ai nuk ka të drejtë që të rrah fëmijët e mitur.

Personi që ua kishte sulmuar djalin, ishte i njohur për policinë. I njëjti njëri, sipas raportit policor, në shkurt të 2019-tës e kishte kërcënuar dhe i kishte sulmuar të punësuarit në çerdhen “9 maji”.
Frika ishte arsyeja, që vetëm njëri nga dy fëmijët e rrahur e kishin paraqitur rastin.
Policia, në vend se të merret me zgjidhjen e rastin, tentoi që të sigurohet që palët nuk do të flasin për media.

Unë i thash se po vijnë gazetarët, a mund të dal ti pres jashtë. Ajo më tha: Mos i thuaj disa gjëra dhe mos thuaj gënjeshtra.

E ja si ndodhi rasti sipas fëmijëve.

-Ne ishim mbas shkollës dhe erdhi një njeri, na dërgoi tek holli dhe na rrahu. Ti je nxënës i kësaj shkolle? Po
Përse ju rrahi?
Nuk e di.
Mua më mëshoj vetëm një shuplakë, kurse at tjetrin e rrahu shumë.
-E prisja kushëririn tim, erdhi sigurimi dhe na tha hyni brenda. Dhe ne hymë brenda. Fillimisht i mëshoi Habibit fort, e më pas edhe mua më mëshoi 3,4 shuplaka të forta dhe pastaj edhe në kokë fortë.

Pasi rasti u paraqit në polici, inspektorët e Sektorit për punë të brendshme në Koçan, erdhën për ti marrë pamjet e kamerave të sigurisë.


-Kjo është zyra e agjencisë “Unit” dhe erdhëm ti pyesim se si është e mundur që po ndodhin incidente pikërisht në objektet që ata i sigurojnë. Dhe si është e mundur që në çdo incident, fytyra kryesore është njëri prej pronarëve. Por siç mund ta shihni, dera është e mbyllur edhe pse dritarja ishte e hapur nga jashtë.

E në ndërkohë, ekipin tonë e kontaktoi edhe personi që dyshohet se i ka sulmuar. Na tha se ata po u jepnin cigare fëmijëve të vegjël dhe se vet xhaxhai i tyre i ka rrahur kur e ka kuptuar se çfarë po bëjnë.
Versionin e tij ua treguam viktimave.

A është ky personi që u sulmoi?
Po, ai është!

Rastin e konfirmuan sot edhe nga policia. Rasti është klasifikuar si “dhunë ndaj një fëmijë”. Nga atje thonë se i kanë siguruar edhe katër deklarata nga prindërit dhe fëmijët.
Tentuam të kontaktojmë edhe me drejtorin e shkollë, por ai tha se do të prononcohet vetëm pasi të kryhet hetimi./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia