close
Rajoni

“I FORTI” I TIRANËS MBETET NË BURG

kronike-masa-elvis-gacaj.mp4_snapshot_00.11

 

Gjykata e Durrësit i cakton masën e sigurisë “arrest me burg” të fortit të “Tiranës së Re, Elvis Gaçajt. 44 vjeçari u dyshua fillimisht për vrasjen e efektivit Santiago Malko, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje. Gaçaj njihet si anëtar i “Klanit Duka” dhe dyshohet për kryerjen e një sërë veprash penale.

Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli Elvis Gaçajn, i njohur ndryshe si i forti i Tiranës së re, pasi akuzohet për “Mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Gaçaj u ndalua më 9 tetor në mes të Durrësit së bashku me të dashurën dhe shokun e tij Klajdi Drizaj, teksa sipas policisë kryenin manovra të rrezikshme me makinë në qytet.

 

Gjatë arrestimit 44 vjeçarit iu gjet edhe një arme zjarri prodhim cek, së bashku me 26 plumba 9 milimetër.

Ndërkaq, Gjykata e Durrësit vendosi të lirojë të riun Klajdi Driza, për mungesë provash. Gaçaj u dyshua fillimisht për pjesemarrje në vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko një muaj në parë në kryeqytet, por sipas burimeve nga prokuroria, nuk ka prova që vërtetojnë implikimin e tij në këtë vrasje, edhe pse verifikimet vazhdojnë.

Elvis Gaçaj rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm kriminal për një sërë akuzash, ndër të cilat vrasje dhe trafik drogë. 44 vjeçari njihet si një nga atarët e “Klanit Duka” që vepron në kryeqytet, 9 prej të cilëve dyshohen si të përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos

Gjithashtu klani Duka dyshohet dhe po hetohet nga Prokuroria për krime të rënda për trafik droge drejt vëndeve të Bashkimit Europian.

Elvis Gaçaj, duhet të ishte në banësen e tij, pasi në 11 prill 2019 Gjykata e Tiranës i caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi akuzohet nga prokuroria e  Kryeqytetit për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”. Në vitin 2015 Elvis Gaçaj i shpëtoi një atentati në lulishtën “1 Maji” ku mbetën të vrarë dy persona të tjerë gabimisht. Shkak i këtij atentati ku 44 vjeçari mbeti i plagosaur ishte prishja e pazareve të drogës. Ndërkohë që më herët ndaj tij janë kryer edhe dy atentate me eksploziv të cilave Gaçaj u ka shpëtuar. /ABC News Albania 24/7

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia