close
Shëndetsi

I MBIJETOI DJEGIES SË PLOTË TË FYTYRËS, 32-VJEÇARJA: LËKURA SHKËPUTEJ, KOKA ISHTE 10 HERË MË E MADHE

alyssa

Alyssa McDonald ishte vetëm dy vjeçe kur fytyra e saj u dogj e tëra duke i lënë pas dëmtime të pakthyeshme, por thotë se nuk do i ndryshonte asgjë jetës së saj edhe nëse do t’i jepej mundësia.

Studentja nga Ilinois, Çikago, ndodhej në shtëpinë e gjyshes së saj kur u përpoq të ngjitej mbi sobë dhe derdhi gjalpë të nxehtë mbi gjithë fytyrën. Alyssa tregon se ai që e gjeti i pari ishte xhaxhai i saj adoleshent dhe “ajo nuk po qante, thjesht ankohej se duhej të fshinte fytyrën”. “Ndërsa i thosha këtë, lëkura ime shkëputej nga fytyra. Përfundova në koma për disa ditë. Koka ime ishte 10 herë më e madhe dhe nuk mundja ta ngrija. Në fillim menduan se isha verbuar sepse nuk shihja nga asnjëri sy dhe ishte shumë e vështirë për familjen time”.

Mjekët i kishin humbur shpresat pavarësisht ndërhyrjeve të shumta që iu kryen. Ata lajmëruan familjen e saj që të përgatiteshin për më të keqen, por çuditërisht, vajza arriti të mbijetonte. Në rrëfimin e saj, Alyssa thotë se kur doli herën e parë nga spitali, mjekët iu kishin dhënë një solucion dhe furçë të posaçme që ajo të lahej në mënyrë që të largonin qelizat e vdekura, por për të ishte një torturë e vërtetë.

Ajo tregon se ka kryer qindra operacione estetike për të përmirësuar pamjen e saj derisa në moshën 18-vjeçare i ndaloi të gjitha. “Nuk do të ndryshoja asgjë, edhe sikur të më shfaqej një xhind magjik që të më plotësonte tre dëshira, mes tyre edhe të mos isha djegur. Kjo është gjithçka që unë njoh, nuk e di si do të dukej Alyssa pa djegiet e saj”.

Pas 30 vitesh nga ngjarja, Alyssa është mama e një vajze 5-vjeçare, ka një partner dhe po studion psikologji për të ndihmuar ata që ndihen ndryshe në shoqëri./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia