close
Top LajmeVendi

I MERRET LICENSA E PUNËS AGJENCISË “BOGA TRANS”

odzemena-i-litsentsata-za-rabota-na-prevoznikot-boga-trans-od-skopje-768×432

MTL: JANË KONSTATUAR PARREGULLSI NË FUNKSIONIMIN E AGJENCISË


Inspektorati Shtetëror për Transport pranë Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve ka sjellë vendim për marrjen e licences për punë agjencisë “Boga Trans” në Shkup me çka I është ndaluar kryerja e veprimtarisë.

MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

“Inspektorati Shtetëror për Transport ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm më date 21.12.2021, për të cilin inspektori kompetent ka konstatuar se përkundër faktit se transportuesi ka patentë të vlefshme, shoferi nuk ka pasur certifikatë të vlefshme për kryerjen e veprimtarisë në komunikacion ndërkombëtar. Kështu janë konstatuar parregullsi në funksionimin e subjektit juridik, gjegjësisht ka funksionuar në kundërshtim me Ligjin për Transport Rrugor”

Agjencia “ Boga Trans” nga Shkupi ka poseduar licencë për kryerje të transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar si dhe licencë për linje të vecantë transportuese të udhëtarëve.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë I është hequr licenca edhe agjencive Besa Trans dhe Besa Travel ,raporton KlanM,autobusët e së cilës pësuan aksident të rëndë ku humbën jetën 45 shtetas të RMV duke u kthyer nga Stambolli./KlanMacedonia/.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia