“I nxehti afrikan”: Në fundjavë – temperatura deri 41 gradë

RIZOVA: TË SHMANGET QËNDRIMI NË DIELL – TË KONSUMOHEN MË SHUMË LENGJE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme sinoptikët parashikojnë rritje të temperaturave. Sipas tyre, gjatë kësaj fundjave, temperaturat do të mbërrijnë deri në 41 gradë.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike thane se rritja e temperaturave dhe do të jetë ndërmjet fazës së verdhë dhe portokalle, por, nese krahasohet me vitet e kaluara, nuk ka vend për shqetësime.

“Gjatë javës së ardhshme do të kemi mot stabil dhe të ngrohtë me rritje të temperaturave, sidomos që nga dita e premte kur zona jonë do të jetë nën ndikimin e një dallge shumë të nxehtë që do të na sjellë temperatura që do të rriten ditën e premte si dhe në ditët e Në fundjavë në shumë vende do të jetë mbi 35 gradë, kështu që do të kemi një ngritje të veçantë, nga e enjtja do të kemi temperatura nga 32 deri  në 39,ndërsa të premten pritet të arrijnë deri në 40, ndërsa të shtunën dhe të dielën do të kalojë 40 gradë dhe presim deri në 41 gradë”, deklaroi Lençe Rizova-sinoptikane.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike u bashkangjiten thirrjeve të autoriteteve të shëndetësisë që gjatë periudhës së motit të nxehtë, të mos dilet pa nevojë nga shtëpia nga ora 11.00 deri 17.00, të sëmurët kronik të kenë kujdes dhe të konsumohen ujë dhe lëngje. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share