close
Vendi

I riu nga Shkupi ndërron jetë pas aksidentit me motoçikletë

aksident-780×439-1 (1)

Një motoçiklist ka ndërruar jetë pasi dje në autostradën Shkup – Veles në afërsi të fshatit Katllanovë ka dalë nga rruga.

Siç informojnë nga MPB, dje në orën 16:37 në SPB Shkup ishte denoncuar se në autostradën Shkup – Veles, motoçikleta “honda” me targa të Shkupit, e drejtuar nga N.P. (25) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia