I riu vdes pasi bie në helikën e bishtit të helikopterit nga aksidenti horror në Greqi

Një aksident horror ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një pistë privat në Athinë. Mediat greke raportojnë se një 21-vjeçar ka mbetur i vdekur në mënyrë tragjike, pasi ra në helikën e bishtit të një helikopteri.

Dy vëllezër britanikë kishin udhëtuar nga Mykonos në Athinë, ndërsa në momentin që ata zbritën në pistë, njëri prej tyre përfundon në helikën e helikopterit duke u masakruar për vdekje nën sytë e vëllait të tij.

Për këtë ngjarje është vënë në pranga piloti i helikopterit, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia, ndërsa dy punonjës të aeroportit janë shoqëruar në polici për këtë rast.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share