close
KultureVendi

“I TRETURI”: ARBEN THAÇI FITON ÇMIMIN SI REGJISORI MË I MIRË NË FESTIVALIN E MONTREALIT

mon

Regjisori Arben Thaçi ka fituar Çmimin për regjisorin më të mirë debutues për filmin “ I Treturi” në Festivalin për filmin e pavarur që mbahet në Montreal të Kanadasë.

Është ky çmimi I dytë ndërkombëtar për këtë film, pas çmimit për fotografinë më të mirë që iu nda Drejtorit të Fotografisë, Vladimir Samoilovsi në Festivalin e Filmit në Anadoli.

Ndryshe, filmi “I treturi” deri tanëi ka marrë pjesë në gjashtë festivale ndërkombëtare.

Filmi është mbështetur nga Agjencia për Film të RMV-së.

Në këtë film luajnë aktorët Sotiraq Bratko, Eva Alikaj, Kejdi Ademi, Sokol Monalari, Afrim Muçaj, Sheqerije Buçaj, Blerim Ismani, Arsim Fazlija, Enis Murati, Refet Abazi, Neritan Liçaj, Adem Karaga, Selman Jusufi.

Drejtor fotografi është Vladimir Samoilovski, montazhi I Blagoja Nedelkovskit dhe Shpëtim Ameti. Muzikën e ka bërë Trimor Domi, dizajnin e zërit Darko Spasovski, skenografinë Bilgaip Koçishta, kurse kostumet Albulena Borovci.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia