close
Kulture

“I TRETURI” FILMI MË I RI I REGJISORIT ARBEN THAÇI

189744D4-D4BC-450B-8F10-33D317FFEA7C

PUBLIKOHET TRAILERI, PERMIERA NË PRILL 2021


Është ky traileri I filmit artistik të metrazhit të gjatë “I Treturi” i regjisorit Arben Thaçi. Skenari i filmit  është shkruar nga vet regjisori me motiv nga romani i Abdylazis Islamit “Të Treturit e Projanës”.

Rrëfimi filmik përfshinë një periudhë historike mes dy luftërave botërore deri në vitet e 90-ta, me theks të vecantë përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, konkretisht konflikti mes partizanëve dhe ballistëve, por e trajtuar nga një kënd subjektiv – thotë Regjisori.

ARBEN THAÇI – REGJISOR I FILMIT “I TRETURI”

“Në qendër të rrëfimit është një personazh në moshë, që luhet nga aktori nga Shqipëria Sotiraq Bratko I cili shkruan memoaret e tij dhe përmes tyre shpalos jetën e tij në fëmijëri, shoq ërinë dhe konfliktin që përmenda më herët, që në njëfarë mënyre ia ka ndërruar fatin e tij”

“I Treturi” është prodhim kinematografik i produksionit Arbfilm financuar nga Agjencioni i Filmit i Maqedonisë së veriut ndërkaq si bashkëprodhues është përfshirë  Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kinematografike Kombëtare e Shqipërisë.

Sikurse shumë aktivitete tjera kulturore, pandemia anuloi shfaqjen e premierës së këtij filmi gjatë vitit 2020.

ARBEN THAÇI – REGJISOR I FILMIT “I TRETURI”

“Xhirimet kanë mbaruar diku në fund të vitit 2018, pastaj një vit të plotë filmi ka qenë në fazën e postproduksionit, montazha, përpunimit I zërit, muzika. Ka qenë në plan të ketë një premierë zyrtare në Prill të këtij viti, por për shkak të pandemisë u detyruam ta shtyjmë. Kështu që Premiera do të jetë në Prill të vitit 2021.

Kasti i aktorëve përfshin emra të njohur nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria si: Sotiraq Bratko, Eva Alikaj, Kejdi Ademi, Sokol Monallari, Afrim Muçaj, Sheqerije Buçaj, Selman Lokaj, Blerim Ismani, Arsim Fazlia, Selman Jusufi, Adem Karaga, Refet Abazi, Neritan Liçaj, Enis Murati etj.

Autorët tjerë të filmit janë Vlatko Samoilovski drejtor fotografije, Bilgaip Koçishta në funksion të skenografit, kostumet janë dizajnuar dhe përgatitur nga Albulena Borovci dhe muzika është komponuar nga Trimor Dhomi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia