close
Sport

IAAF: PEZULLOHET KAMPIONIA OLIMPIKE

4E874EEC-AF70-4A50-8C8D-FAE20DF9580A

BRIANNA MCNEAL RREZIKON 8 VITE SKUALIFIKIM


Atletja amerikane Brianna McNeal, kampione olimpike në garën e 100 metrave me pengesa fituese e medaljes së artë në Rio 2016, është pezulluar përkohësisht nga të gjitha eventet nga Athletics Integrity Unit.
McNeal akuzohet shkaku i “pengimit të procesit të menaxhimit të rezultatit, duke shkelur rregullat antidoping të IAAF”. Atletja 29-vjeçare është edhe ish-kampione e botës në botërorin e vitit 2013.
McNeal ka qenë e pezulluar edhe më parë, një vit, pasi nuk u paraqit 3 herë në testet antidoping, duke mos marrë pjesë në botërorin 2017.
Në rast se dënohet sërish, këtë herë ajo mund të pezullohet 8 vjet nga garat. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia