close
Top LajmeVendi

IBRAIMOVSKI: DO TË MENDOHEMI PËR BASHKËPUNIMIN ME QEVERINË E RE

Samka-Ibraimovski-780×439

NISMË PËR UNITET TË PARTIVE ROME

Kryetari I Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve, Samka Ibraimovski, ka dhënë dorëheqje nga funksioni Zv/Drejtor I “Rrugëve të Maqedonisë”, kurse në një prononcim për “Utrinski Brifing” ka bërë të ditur se do të mendohet për bashkëpunimin e mëtejshëm me Qeverinë.

SAMKA IBRAIMOVSKI – PEPRM

“Dje analizuam në parti se çka kemi marrë nga viti 2016 e deri më tani. Ka një zhgënjim të madh nga e gjithë kjo pritje që diçka të ndodhë. Partia jonë është më e vjetër, është regjistruar madje edhe para LSDM-së. Jemi 28 vite në koalicion me LSDM-në. Kabineti im si Ministër pa resor ishte për romët dhe kemi bërë shumë gjëra. Qeveria duhej të bënte analiza se ky kabinet ka punuar, por ndodhi që të shuhet vendim im ministror. Dhe, sipas meje kjo ishte gabimi më I madh”

Samka Ibraimovski ka thënë se në Maqedoninë e Veriut ka rreth 120.000 romë dhe se ekziston një iniciativë që të tubohen të gjithë partitë rome për të bërë një platformë uniteti, kurse qëllimi është që të realizohen kërkesat e qytetarëve romë./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia