close
Rajoni

IDRO SEFERI I DHURON VUÇIQIT FJALORIN SHQIP-SERBISHT

Screenshot_1

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë një dhuratë nga gazetari, Idro Seferi, gjatë një interviste për televizionin Klan të presidentit serb. Vet presidenti ka ndarë disa foto në rrjetet e tij sociale me fjalorin personal të gazetarit, të cilin e kishte blerë pas zhvendosjes në Beograd. Kjo dhuratë e fjalorit shqip-serbisht dhe serbisht shqip, i është bërë nga gazetari Seferi pasi në disa prej konferencave të Vuçiq, presidenti serb kur ka lexuar në shqip një pjesë të dokumenteve ka pyetur gazetarin nëse shqiptimi i tij është në rregull.

Vuçiq, gjatë intervistës për Klan, ka theksuar se është i rëndësishëm dialogu me Kosovën dhe se kërkon një zgjidhje, por nëse jo atëherë realiteti i marrëdhënieve është kështu siç është. “Ndoshta një pjesë do ta marrin si shaka, por kjo është një dhuratë e çmuar për mua dhe do të mësoj disa fjalë kur të kem kohë”, ka theksuar Vuçiq.

Në dedikimin në fjalor Seferi ka shkruar: Ekselencës së Tij, presidentit Aleksandar Vuçiq, fjalori im personal për një mirëkuptim më të mirë në të ardhmen se sa në të shkuarën. Vuçiq ka publikuar katër fotografi nga kjo intervistë që do të transmetohet në televizionin Klan dhe më pas në ABC News. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia