close
Sport

IFFHS:MOURINJO SHPALLET TRAJNERI MË I MIRË I SHEKULLIT

Murinjoooo

I NDJEKUR LOW, FERGUSON, PEP GUARIDOLA DHE WENGER


Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), e ka shpallur trajnerin portugez, Hoze Mourinjo, si më të mirin nga të gjithë për shekullin e 21-të.

Kjo organizatë zgjedh çdo vit trajnerin më të mirë në rang klubi dhe ekipi kombëtar.

Nga kombinimi i këtyre statistikave vjetore, del se ish-trajneri i “tripletës” me Interin, është më i miri nga të gjithë.

Portugezi iu paraprin ndjekësve, sipas kësaj renditjeje: Low, Ferguson, Pep Guaridola dhe Wenger.

Në fakt, Totenhami i Mourinjos nuk po përjeton momentet më të mira në Premier Ligë, duke humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe duke u zbritur në vendin e nëntë të renditjes aktuale, me më pak se nëntë pikë nga vendi i katërt, i cili i vlen kualifikimin në Champions.

Pas ndeshjes së fundit kundër West Ham, që luajti të dielën dhe e humbi 2-1, “Special One” tha se ishte i qetë me punën e bërë.

Disa orë pas deklaratës së Mourinjos vjen verdikti i IFFHS, që e shpall trajnerin e “Spurs” si më të mirin  shekullit./ Agjensitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia