Ilir Meta: Nga sot, LSI ndryshon emër në Partinë e Lirisë

Duke filluar nga sot, Lëvizja Socialiste për Integrim do të quhet Partia e Lirisë. Në Konventën Kombëtare të mbajtur në Pallatin e Kongreseve, Ilir Meta i cili u rikthye në parti pasi përfundoi mandatin e Presidentit të Republikës, foli për referendumin, si e vetmja rrugë që Shqipëria t’u rikthehet qytetarëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Ky vend nuk ka vetëm njerëz me stomak, por ka shqiptarë të ndershëm, patriotë që i dalin zot këtij vendi. Prandaj askush nuk po i kërkon as juve dhe askujt tjetër të bëjnë ata që bënë ata burra, por të mos shisni votën, të mos tradhtoni Kushtetutën, mos kujtoni se ai Dvorani është jurist i keq, jo, ai nuk ka asnjë gram gjak shqiptari, është një mercenar siç ka shumë mercenarë të tjerë. Thonë po pse po i hyjmë kësaj lufte? Çfarë do fitosh ti? Tregtarë hyjnë vetëm për të fituar, atdhetarët hyjnë në të gjitha betejat për të cilat i kërkon vendi, të cilat i kërkon historia. Dhe ka beteja për të cilat nuk ja vlen vetëm që t’i humbësh dhe luftën ta bësh deri në fund, por që ja vlen edhe të vdesësh. Sot me besa besë, me gjithë shqiptarët e ndershëm, me popullin e 2 Marsit, të shpallin non grata kleptokracinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të shpallim non grata Rilindjen mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu të pazareve të 17 Majit. Prandaj nuk jam këtu për asgjë tjetër veçse për t’ju kërkuar që t’u tregojmë të gjithëve se ne jemi një popull me dinjitet. Se kjo mafie, por edhe mafia ndërkombëtare që e kërkon Shqipërinë si vend për pastrimin e parave, t’u themi që ky është vendi ynë, që ky është një vend me të cilin askush nuk mund të luajë dhe kemi vetëm një rrugë. Dhe kjo rrugë është referendumi. Referendumi do të jetë shpata e Demokleut mbi të gjithë uzurpatorët e pushtetit, demokracisë, mbi oligarkët e pangopur, do të jetë garancia se sovraniteti nuk i përket popullit vetëm në letër dhe se ata që prekin sovranitetin do ta kenë fatin të zi.

Prandaj e di që ju që jeni këtu si përfaqësues të LSI keni nostalgji për LSI, por nuk besoj se keni dhe më shumë se unë, edhe mund të keni nuk e di. Ne e krijuam LSI-në për të shpëtuar procesin e integrimit evropian që e bllokoi Fatos Nano për hajdutëritë e tij nëpër dogana e tatime edhe ishte ai rrotacion që u realizua falë LSI që soli në 2006 që Shqipëria të nëshkruante marrëveshjen e stabilizim-asociimit. Por e dimë se ku jemi. Tani ka vetëm një rrugë, referendumi.

Vetëm referendumi është garancia që Shqipëria do jetë e shqiptarëve sepse kemi parë si shiten e blihen politikanët, por nuk ka forcë në botë që t’i blejë 3 milionë shqiptarë. Dhe mos harroni atdheun, fëmijët. Ju ftoj nga partia e LSI në Partinë e Lirisë. Në partinë e sovranitetin, në partinë e referendumit. Do të matemi shumë shpejt partia e patronazhistëve, Partia e Lirisë dhe e gjithë shqiptarëve. Rroftë Shqipëria e lirë dhe demokratike. Mirënjohje gjithë atyre që themeluan LSI. Ta gëzojmë Partinë e Lirisë”, deklaroi Ilir Meta.

Me ndryshimin e emrit, Komitetit Organizator i partisë do të drejtohet nga Ilir Meta dhe zv/kryetar do të jetë Agim Nesho. Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen nga LSI-ja. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share