close
Kulture

ILIRE VINCA PJESË E AKADEMISË EVROPIANE TË FILMIT

103274215_371545313830289_4519433080925798958_n

“Përderisa kufijtë na ndajnë, arti na bashkon pa dallim race e gjinie, ashtu siç janë ndjenjat dhe e vërteta. Jam e nderuar të jem anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit”, ky ishte komenti I parë I aktores me origjin nga Struga Ilire Vinca, e cila është edhe zyrtarisht anëtarja e 25- të nga Kosova që bëhet pejsë e Akademisë Evropiane të Filmi. Këtë e deklaroi vet Vinca në programin e mëngjesit Happy Day.

Akademia Evropiane e Filmit e cila konsiderohet si Oscar-I Evropian, ka përzgjedhur aktoren shqiptare Ilire Vinca, që të bëhet pjesë e kësaj Akademie. E ftuar në Emisionin e Mëngjesit “Happy Day” në Klan M aktorja Ilire Vinca e ka vlerësuar lartë këtë përzgjedhje.

Ilire Vinca është anëtarja e 25-të nga Kosova që bëhet pjesë Akademisë Evropiane të Filmit. Ajo u bë e njohur edhe si aktorja e parë që mori pjesë në Berlinale me filmin ‘Falja e Gjakut’ në 2011, pastaj edhe me filmin ‘Burrneshat’ në 2015 poashtu në Berlinale. ‘Zana, ‘Pranverë e paharruar në fshatin e harruar’, ‘Gardhi’, dhe ‘Martesa’ janë disa nga filmat e fundit kosovar ku luan Ilirja. Ndryshe, Akademia Evropiane e Filmit është themeluar në vitin 1989./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia