close
Shëndetsi

IMUNITETI NATYRAL 100% EFIKAS NDAJ VDEKJES DHE SHTRIMEVE

studimi.jpg

Alimehmeti: Studimi kombëtar i popullatës çeke, doza e tretë rrit efektivitetin në 97%

Nëpërmjet një statusi në Facebook, epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon se të dhënat e publikuara më 12 Dhjetor të këtij viti në Çeki, konfirmuan efektivitetin e mbrojtjes nga infeksioni i kaluar i Covid dhe nga skema e vaksinimit.

Në këtë studim është hulumtuar e gjithë popullata çeke e vaksinuar apo që e ka kaluar infeksionin dhe nuk është vaksinuar. Efektiviteti i vaksinave kundër infektimit ulet ndjeshëm pas 6 muajsh. Për Pfizer pas 8 muajsh nga doza e dytë efikasiteti është 53%, ndërsa për AstraZeneca mbrojtja ulet në 55% që pas 6 muajsh nga doza e dytë. Studimi tregon se aplikimi i dozës së tretë rrit efikasitetin e tyre në 92%.  Imuniteti natyral pas 1 viti është në nivelin 83%, kurse pas 18 muajsh sipas të dhënave nga autoritetet çeke rezulton se është 72%.

Efektiviteti i vaksinave kundër shtrimit në spital dhe vdekjes, për Pfizer ulen në 83% pas 8 muajsh, por pas aplikimit të dozës së tretë arrin nivelin  97%. AstraZeneca pas 6 muajsh ka efikasitet 82%, por pas aplikimit të dozës së tretë Pfizer, arrin një mbrojtje prej 97%. Ndërsa imuniteti natyral ka efikasitet 100% ndaj vdekjes dhe shtrimeve në spital, pasi nga 0.65% e personave që janë infektuar për herë të dytë asnjë nuk ka ndërruar jetë apo të jetë shtruar në spital.

Duke pasqyruar të dhënat e këtij studimit, epidemiologu Alimehmeti shkruan se imuniteti natyror është jo vetëm superior ndaj vaksinave për sa i përket infektimit të thjeshtë por është qartësisht superior edhe ndaj shtrimeve në spital dhe vdekjeve.  Sipas tij, një gjetje shumë e rëndësishme që del nga ky studim në nivel kombëtar, është se ka një rritje të lartë të efektivitetit pas dhënies së dozës së tretë të vaksinës.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia