close
Top LajmeVendi

Incidente në protestat kundër “propozimit francez” para Qeverisë

Screenshot_20220704-192638_Facebook

Nën moton “Ultimatum – Jo faleminderit” para Qeverisë për të tretën ditë radhazi vazhdoi protesta kundër pranimit të “propozimit francez” për heqjen e vetos bullgare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE.

Siç raporton tv Telma disa nga demonstruesit janë përplasur me policinë, e cila ka ngritur kordonin para ndërtesës së qeverisë, pasi kanë thyer gardhin mbrojtës dhe kanë nisur të gjuajnë me gurë dhe fishekzjarre drejt policisë.

Paraprakisht, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i ka thirrur qytetarët që masivikisht të dalin në protestë, sepse sipas informacioneve të opozitës, qeveria synon që nesër ta pranojë propozimin e presidencës franceze./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia