close
Vendi

INDEKSI I NDOTJES: TETOVA I PRIN LISTËS BOTËRORE

7745419E-FF72-418F-9991-89533E122D61

Tetova është renditur në vendin e parë të listës botërore të qyteteve të ndotura që është publikuar në online-bazën e të dhënave NUMBEO, që ka të bëjë me informacionet për ndotjen, harxhimet jetësore nëpër vendet dhe qytetet, mbrojtjen shëndetësore, krimin dhe trafikun. Lista është përpiluar sipas indeksit të ndotjes për mesin e vitit.

Indeksi I ndotjes në Tetovë është 97.44, kurse pas Tetovës në vendin e dytë dhe të tretë, renditen Kabuli në Afganistan dhe Katmandu në Nepal.

Stacioni automatik I monitorimit për kualitet të ajrit ambiental në Tetovë të Ministrisë për Ambient Jetësor, tregon se vetëm në dy nga 24 ditët e Nëntorit, kanë qenë me ajër të pastër, respektivisht me më pak se 50 mikrogram metër kub të grimcave PM-10. Gjatë vitit 2020 janë shënuar 105 ditë ku është tejkaluar vlera kufizuese e koncentrimit të grimcave PM10./KlanMacedonia

https://www.numbeo.com/pollution/rankings_current.jsp

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia