close
Screenshot_6

RMV-ja mbi mesataren e korrupsionit


Raporti mbi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit radhti Maqedoninë e Veriut në vendin e 106 nga 180 shtete pjesë e raportit mbi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Vendi ka rezultuar të këtë 35 pikë nga gjithsej 100 pikë gjë që e bën të radhitet ndër shtetet të cilat janë të prekura nga korrupsioni më tëpër se mesatarja.

Raporti mbi indeksin e perceptimit të korrupsionit ka ngritur shqetësime edhe tek institucionet, nga qeveria e RMV-së përmes një komunikate shkruajnë:

“Për luftë pa kompromis kundër korrupsionit, e ngritëm llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të pushtetit ekzekutiv, të cilat duhet të forcohen edhe me gjyqësor dhe prokurori të pavarur, transparente dhe llogaridhënëse, me komision jo të partizuar antikorrupsion”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Në komunikatën e qeverisë gjithashtu përmendet angazhimi i qeverisë për transparencë të raporteve financiare të përdorueseve të buxhetit shtetëror ku siç thuhet në komunikatë për hërë të parë në praktikën politike qeveria ka ndërmarrë këto masa.

Ndërkaq pesë vitet e fundit Maqedonia e Veirut ka rritje të perceptimit të korrupsionit, ku këtë vit perceptimi i korrupsionit në vend është listuar me 35 që rezulton se në sektorin publik prania e korrupsionit është mbi mesataren.

Ndërkaq ulja e shpenzimeve në politikë dhe promovimi i gjithëpërfshirjes në marrjen e vendimeve janë kruciale në luftimin e korrupsionit janë rekomandimet e International Transaparency. /Artina Zeqiri/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia