close
Ekonomi

INDEKSI PËR PROSPERITET: NORVEGJIA RUAN PRIMATIN – MAQEDONIA E 65-ta

no thumb

Sipas Indeksit për prosperitet për vitin 2015 në listëm e vendeve më të përparuara në botë,Maqedonia gjendet në vendin e 65 kurse na kanë tejkaluar Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Mali i zi përderisa pas Maqedonisë gjenden Serbia, Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në nënkategoritë Maqedonia më mirë është e ranguar në kategorinë e shëndetësisë, në vendin e 50-të, kurse vlerësime të mira ka në sektorin e ndërmarrësisë, mundësitë për përparime si dhe sigurinë.

Tashmë shtatë vite me radhë Norvegjia është shpallur vendi më i përparuar sipas indeksit të prosperitetit në vitin 2015.

Autorët e hulumtimit vlerësojnë se vendet skandinave rregullisht i kanë pozicionet e larta në këto hulumtime, shkaku i sistemit të shkëlqyer arsimor, aktiviteteve të ndërmarrësisë, por edhe për shkak të sistemit shëndetësor dhe social. Megjithatë instituti londinez është duke i kritikuar për shkak të papunësisë së madhe ku në Suedi është 7.8 për qind kurse në Finlandë 9.4 përqind. /Agjencitë e lajmeve/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia