close
BotaTop Lajme

INDI: 1.3 MILIARDË BANORË NË KARANTINË  

thumbs_b_c_2d488e76f0c4bd0aa79cabc30283b16b

DERI TANI OPERACIONI MË MASIV KUNDËR KORONAVIRUSIT


Një miliardë e 300 milionë banorë të Indisë nga e mërkura  janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit në një nga vendet më të populluara në botë. Kryeministri i Indisë Narendra Modi deklaroi se masa do të zgjasë tri javë. Autoritetet në Delhi i frikësohen përhapjes së shpejtë të sëmundjes si në SHBA dhe në Evropë.

Masa e ndërmarrë nga autoritetet në Indi llogaritet si hapi më masiv dhe më i rigoroz për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në botë. Kryeministri Narendra Modi, mbrëmë përmes një fjalimi televiziv, u dha hindusëve vetëm katër orë për t’u përgatitur, para se të hyjë në fuqi në mesnatë ndalesa për dalje nga shtëpia.

“Kjo do të thotë ndalesë e plotë për dalje nga shtëpia. Ka të bëjë me të gjitha shtetet, me të gjitha rajonet. Çdo fshat është i mbyllur.” –shprehet Kryeministri i Indisë Narendra Modi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përshëndetur këtë hap: India që udhëhoqi në botë pas zhdukjes së dy vrasësve të heshtur – fruthit dhe poliomielitit, posedon kapacitet të madh për çrrënjosjen edhe të koronavirusit vdekjeprurës, i cili deri më tani mori mijëra jetë në botë.”

Shumë hindusë reaguan me panik pas fjalimit të kryeministrit Modi, dhe filluan të radhiten para dyqaneve për t’u furnizuar me produkete bazë. Korrespodentët nga kryeqyteti Delhi lajmërojnë se për shumë njerëz mbeti e paqartë nëse gjatë tri javëve të ardhshme do të mund të dalin të paktën për të blerë ushqim. Kjo është sfidë e madhe për Indinë, vend në të cilin miliona njerëz jetojën në varfëri të skajshme, në qytete të mbipopulluara me kushte të mjerueshme sanitare dhe shëndet publik të nivelit të ulët.

Për momentin, sipas shifrave zyrtare, shkalla e infektimit në Indi është relativisht e ulët, reth 560 raste të regjistruara. Autoritetet i frikësohen rritjes së shpejtë të numrit, sipas shembullit të SHBA-ve, Evropës dhe paraprakisht Kinës. Pasojat në atë rast në Indi mund të çojnë në tragjedi shumë më të madhe se kudo tjetër në botë. Sot mbi 430 mijë persona në botë janë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve rreth 20 mijë iu nënshtruan sëmundjes. Italia me rreth 70 mijë të infektuar vetëm për disa ditë iu afrua Kinës, aty ku filloi sëmundja dhe infektoi rreth 80 mijë banorë. /Biljana Georgievska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia