close
Bota

INDI: NDËRMERREN VEPRIME PËR NDALJEN E DHUNËS NË KASHMIR

Indi-Ndërmerren-goditje-për-ndaljen-e-dhunës-në-Kashmir

Autoritetet në pjesën e Kashmirit, që është nën kontroll të Indisë, i kanë marrë redaksitë e gazetave dhe i kanë ndalur stacionet televizive, me qëllim që të pengohen protestat e dhunshme, për shkak të vrasjes së një lideri separatist nga forcat e sigurisë.

Zyrtarët kanë thënë sot se kjo “goditje” ishte e domosdoshme pasi kanalet televizive pakistaneze kishin “lansuar fushatë me qëllim të nxitjes së problemeve”.

Afro 35 njerëz janë vrarë dhe më se 3 mijë të tjerë janë plagosur nga protestat gjatë ditëve të fundit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia