close
Bota

INDI: VIKTIMA GJATË ZJARRIT NË SPITALIN E COVID-19

3000

Së paku dhjetë persona kanë humbur jetën, kurse disa të tjerë janë lënduar gjatë një zjarri që ka përfshirë repartin e kujdesit intensiv në spitalin shtetëror në qytetin perëndimor të Indisë Ahmednagar – kanë anjoftuar autoritetet e shëndetësisë në Indi.

Zjarri ka shpërthyer në repartin e covidit në shtetin Maharashtra në Indinë Perëndimore.

Një përfaqësues zyrtar për mediat në Nju Delhi ka deklaruar se 17 pacientë kanë qenë në kujdesin intensiv kur ka shpërthyer zjarri.

Edhe pse zjarri është lokalizuar, ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

Ish-Sekretari shtetërpr për Shëndetësi, Devendra Fadnavis, në Tuitter ka shprehur ngushëllime duke bërë thirrje për një aksion të ashpër kundër përgjegjësve.

Ky incident është I fundit në një seri të zjarreve të këtilla, prej të cilëve disa kanë të bëjnë me probleme me rrymën elektrike, ku vetëm gjatë këtij viti jetën e kanë humbur dhjetëra pacientë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia