close
Top LajmeVendi

Infermieret: Kushte më të mira pune që të ndalet eksodi

medicinski-sestri

BESHLIOSKA: RRITET NUMRI I MOTRAVE MEDICINALE QË LARGOHEN NGA VENDI

Pas hapjes së kufijve, sistemi shëndetësor ballafaqohet me ikjen e motrave medicinale të cilat largohen për të punuar nëpër shtete të tjera. Në dy vitet e fundit vetëm nga spitali “8 shtatori” janë larguar 30 motra medicinale. Kështu deklaroi kryetarja e shoqatës së motrave medicinale, akusherike dhe stomatologjike, Gordana Beshlioska, e cila në emër të shoqatës kërkoi që një gjë e tillë të pengohet, përmes përmirësimit të kushteve për punë. Motrat medicinale kërkojnë që të dihen obligimet e tyre të punës dhe të mos zgjidhen çështjet me ligje të përkohëshme.

GORDANA BESHLIOSKA, KRYETARE E SHOQATËS SË MOTRAVE MEDICINALE, AKUSHERIKE DHE STOMATOLOGJIKE

“ Ne për momentin ballafaqohemi me problemin e motrave që nuk kanë statusin e zgjidhur nëpër spitale, që vijnë pas përfundimit të arsimimit, edukohen, dhe e gjejnë vendin në nënqiellin e shteteve të tjera. Gjatë kohës së pandemisë ishin të mbyllur kufinjtë, tashmë kemi rritje të numrit të motrave medicinale që kanë filluar të dalin jashtë sepse mungesa është globale, jo vetëm tek ne.  1:37 Kërkojmë një marrëveshje të unifikuar mbi baza të së cilës motrat do të nënshkruajnë marrëveshje për punë dhe do të dihen të gjitha të drejtat e tyre dhe e gjithë ajo me të cilën përballen në vendet e punës. Duhet të investohet në arsimimin e motrave, motrat të jenë të kyçura në procesin arsimor.”

Beshlioska bëri thirrje që të gjitha kërkesat e tyre të futen në një ligj, të marrin pjesë në përpunimin e atij ligji dhe të kyçen poashtu në komisionet e punës.

GORDANA BESHLIOSKA, KRYETARE E SHOQATËS SË MOTRAVE MEDICINALE, AKUSHERIKE DHE STOMATOLOGJIKE
Bëj apel për konkurse të vazhdueshme, bëj thirrje që motrat të mos jenë nëpër spitale në bazë të marrëveshjes në vepër, vlerësoj se para se gjithash ajo është jonjerëzore. Ne kishim motra me kontrata në vepër edhe nëpër qendrat kovid. Në një periudhë kushtimisht thënë, motrat paguheshin nga 12.000 denarë për angazhim dhe në mënyrë shtesë mjete, të cilat ndonjëherë në nivel të menaxhmenteve të spitaleve ua kanë plotësuar, por ato motra nuk kanë as sigurim shëndetësorë, nuk kanë status të sigurimit për pension invalidorë. Në disa qendra kovid, që tani janë mbyllur, një numër i madh i atyre motrave të angazhuara i hodhën në rrugë pas përfundimit të kontratës në vepër.

Ajo nënvizoi se gjatë kohës së pandemisë, sistemi shëndetësorë ka humbur gjashtë motra medicinale, të cilat kanë vdekur nëpër vendet e tyre të punës./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia