close
TeknologjiTop Lajme

INOVATORI 15 VJEÇAR QË KRIJOI “CNC MAKINËN”E PARË NË RMV

Screenshot_1

ARTIN DAUTI NXËNËSI QË SYNON TË BËHET ELEKTRO-INXHENJER


Zgjohet në ora tetë të mëngjësit… Punëtoria e babait është vendi ku ai përdor imagjinatën e tij të bujshme në përpunimin e metalit…. zanat ky I trashëguar brez pas brezi…

ARTIN DAUTI – NXËNËS, INOVATOR

 “Në puntori kam filluar që nga mosha 11 vjecare,po këtë lloj zanati e kam vazhduar gjithashtu merem edhe me projekte të ndryshme kreacione”.

Ëndrra e Artinit është e madhe aq sa edhe vullneti i tij për t`u bërë elektro – inxhinjer.

ARTIN DAUTI – NXËNËS, INOVATOR

 “Ne zgjodhëm gjimnazin në drejtim matematiko natyror sepse matematika dhe fizika na duhen për drejtimin elektro inxhinjeri”

Pasuria më e madhe e Artinit është obori i shtëpisë, ku qëndrojnë makinat e konstuktuara nga vetë ai, të prodhuara nga dora e tij, kapital ky që tejkalon shumën e mijëra eurove.
Kjo është makina e tij e parë…. e krijuar nga vetë ai në moshën 14 vjecare, makinë për saldimin e metaleve.

ARTIN DAUTI – NXËNËS, INOVATOR

“Pjesë përbërëse është një trafo që e kam nxjerrë nga mikrovalja, dy shufra bakri , një ventilator gjatë punës që nxehet” vlera nga 300 deri më 1000 euro, edhe sa të ka kushtu? këto janë pjesë që i kam gjetë diku 1000 den”

Askush nuk do ta mendonte që një 15 vjecar do të krijonte një CNC makinë…. një makinë numerike e automatizuar, që ka shumën e 20 mijë eurove….Por, Artini e ka konstruktuar me vetëm 200 euro.

ARTIN DAUTI – NXËNËS, INOVATOR

Mekanike dhe elektronike janë pjesët që kam kombinuar, motivimi ishte se shumica kanë, këto janë makina shumë të shtrenjta, unë e kam konstruktuar me pjesë që i kam gjetur dhe blerë. Deri tash mund të kem shpenzuar deri 200 euro, një e re kushton minimum nga 20 mijë e më lart”

Artini tashmë nuk ka vetëm një ëndër, ai ka një mision. Një 15 vjecar që synon të bëhët elektro inxhinjer. Ndërkohë që ka prodhuar makinën e parë numerike në Maqedoninë e Veriut – të ashtuaquajtur CNC – Makinën. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia