close
Vendi

INOVATORI NGA TETOVA: SHPIKJE PËR TË LEHTËSUAR JETËT E NJERËZVE

DD0637AA-FD09-40AC-A520-AFD81AA3C22A

“PËR PATENTIM NDËRKOMBËTAR – DUHEN FINANCA”


Të gjithë ne një herë në jetë kemi pasur një përvojë të hidhur që sapo kemi dalë nga shtëpija na është kujtuar se hekurin për hekurosje e kemi lënë në prizë. Mu kjo e shtyu Nasufin që të zbulojë dicka për ta lehtësuar jetën në këtë aspekt. Nëse e keni harruar hekurin në rrymë, tashmë nuk duhet të brengoseni, Nasufi ka gjetur një rrugëzgjidhje.

NASUF ISMAILI – INOVATOR

“Kjo montohet në prizë, në rrymë, këtu montohet hekuri për hekurosje. Pajisja ka një sensor që regjistron lëvizjet e njerëzve, nëse për një priudhë prej 30 sekondash nuk ka lëvizje, pajisja bën ndërprerjen e hekurit në mënyrë automatike”.

Inspirimin, sic thotë, e gjenë te përvojat e jetës së përditshme, ndërkaq mundohet t’ua lehtësojë jetën njerëzve me shpikjet e reja. Disa prej shpikjeve të tij i ka të patentuara në vendin tonë, por për t`I patentuar në nivel ndërkombëtar, duhen financa dhe mbështetje nga shteti.

NASUF ISMAILI – INOVATOR

“Janë shkaqet financiare ata që na ndërpresin dhe nuk na lënë për të hulumtuar apo bërë kërkime. Për këtë na është dashur një vit deri sa e kemi përfundu. Një vit të punosh dhe harxhosh është shumë para. Të llogarisësh se ku jemi dhe s`kemi përkrahje të mirë nga shteti për inovatorët, psh në Austri, Gjermani shteti I përkrah por edhe firmat,këtu tek na këto gjëra duhet bëre krejt me forcat tona”.

 Sic bënë të ditur, ai me këtë pasion të tijin merret si 15 vjecarë. Sapo vëren ndonjë aparat mundohet ta kuptoj funksionin dhe si të bëjë dicka të ngjajshme për ndonjë situatë tjetër.

Ai paralajmëron se nuk do të ndalet së punuari në drejtim të zbulimit të gjërave të reja që mungojnë në treg.

Së fundi punon edhe rreth një ideje për përmirësimin e funksionimit të karrocave për personat me nevoja të vecanta. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia