close
Vendi

INSPEKTIM I JASHTËZAKONSHME NË SPITALIN E MANASTIRIT

39FF3E26-FC6D-44E1-BD84-626B1B2D5596

VMRO-DPMNE VAZHDON TË INSISTOJË PËR DORËHEQJE TË MINISTRIT FILIPÇE

Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar zbaton mbikqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në Spitalin Klinik të Manastirit. Inspektorët do të inspektojnë këtë institucion shëndetësor me kërkesë të Ministrit Venko Filipçe, prej se nëpër rrjetet sociale dje ishin shpërndarë fotografi ku në një dhomë të njëjtë ruhen pacientë që kanë ndërruar jetë dhe pacientë që janë duke u trajtuar me infuzion.

Nga Spitali I Manastirit kishin njoftuar MSH-në, duke u thirrur në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore, sipas të cilit “kontrolli I personit që ka ndërruar jetë bëhet, më herët, dy orë pas vdekjes dhe në vendin ku ka ndodhur vdekja, kurse më së voni 12 orë pas denoncimit”. Ajo në këtë mënyrë ka sqaruar përse trupat e pajetë kanë mbetur në dhomën e spitalit.

Nga Inspektorati Shëndetësor kanë njoftuar se ditëve në vijim do ta njoftojnë opinionin rreth rezultateve të mbikqyrjes së jashtëzakonshme.

Ndërkohë edhe gjatë ditës së sotme nëpër rrjetet sociale janë shfaqur xhirime tjera nga ky spital, me theks të vecantë për kushtet në tualetet e spitalit.

VMRO-DPMNE-ja edhe gjatë ditës së sotme ka kërkuar dorëheqjen e Drejtoreshës së Spitalit të Manastirit, Ministrit Filipce dhe Kryeministrit Zaev, sic thanë në një press-konferencë, për shkak të pamjeve të publikuara nëpër rrjetet sociale si dhe kushteve që tregojnë situatën në këtë institucion shëndetësor. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia