close
Vendi

INSPEKTORATI NË PRITJE TË AUTORIZIMEVE TË REJA

49CD47C6-55D0-49C8-96C9-CB988F9241CB

PAUNOVSKI: QEVERIA PREMTOI 20 PUNËSIME TË REJA, POR…


Numri i rritur i të sëmurëve me Covid-19 kërkon masa më të ashpra nga ana e inspektorëve, por pa autorizime më të mëdha që priten të miratohen në Kuvend, efekti i kontrolleve të inspektorëve nuk është i plotë. 

MAGDALENA FILIPOVSKA GRASHKOVSKA, KËSHILLI I INSPEKTORËVE


“Konkretisht me këto ndryshime është vërtetuar se në qoftë se inspektorët konstatojnë shkelje të protokolleve shëndetësore do të kenë autorizim që në vendin e ngjarjes të shqiptojnë ndalesë të përkohshme për kryerjen e veprimtarisë nga 10 deri në 30 ditë, të subjekteve juridike që nuk i kanë respektuar protokollet, ndërsa në mënyrë plotësuese do të kenë kompetencë edhe për shqiptim të gjobave.” 

 

Vetëm nga 19 deri më 25 tetor janë kryer 3959 kontrolle nga inspektorët, gjatë të cilave është konstatuar se në objekte gastronomike në Tetovë, në Bogovinë dhe në Haraçinë krahas ndalesës kanë organizuar dasma, se 4 objekte gastronomike në Gostivar dhe një objekt në Shkup nuk i kanë respektuar rregullat për distancë në mes tavolinave dhe mbajtjen e maskës nga personeli. Se edhe më tej ka shkelje në transportin e udhëtarëve,ndërkombëtar dhe atë në mes qyteteve. Numri i vendimeve për vetëizolim rritet paralelisht me numrit e të infektuarve. 

IRINA BUHOVA, INSPEKTORATI SANITAR DHE SHËNDETËSOR 


“Nga 19 deri më 25 tetor janë lëshuar gjithsejt 6715 vendime për persona pozitivë në Sars-Cov-2 ose persona që kanë  qenë në kontakt me rastet pozitive. Sistemi, i vendosur që në muajin qershor, menjëherë pas regjistrimit të një personi pozitiv, informacionet i merr edhe MPB-ja edhe Dogana, zonë gri nuk ekziston. Ndoshta personat që kanë qenë kontakt ose kanë qenë kontakt i personit pozitiv do të marrin vendim me vonesë prej 2-3 ditësh për shkak të zbatimit të domosdoshëm të anketës epidemiologjike.” 


Drejtori i Inspektoratit të tregut, Stojko Paunovski, i cili kërkoi autorizime më të mëdha dhe përforcim kadrovik të inspektorateve, sot informoi se Qeveria do të lë hapësirë për 20 punësime të reja, por kjo siç duket nuk do të ndodhë menjëherë, por gjatë vitit të ardhshëm. Sipas vlerësimit të Paunovskit, numri i rritur i të infektuarve ose ngritja e vetëdijes publike tashmë rezultojnë me numër më të ulët të shkeljeve të protokolleve për kontroll të sëmundjes. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia