close
Vendi

INSPEKTORËT ME KOMPETENCA PËR MBYLLJEN E LOKALEVE

49CD47C6-55D0-49C8-96C9-CB988F9241CB

ME NDRYSHIMET LIGJORE RRITEN EDHE GJOBAT


Pasi ndryshimet e ligjit për Mbrojtje të Popullatës nga Sëmundjet Infektive kaluan në Kuvend, inspektorët tashmë kanë autorizime më të mëdha. Nëse inspektorët vërtetojnë se ka shkelje të protokolleve shëndetësore, objekti menjëherë do të mbyllet. Zv/Kryeministri I ngarkuar për luftën kundër korrupsionit Lupço Nikolovski, ka theksuar se nuk do të ketë tolerancë për shkelësit.

LUPÇO NIKOLOVSKI – ZV/KRYEMINISTËR PËR LUFTË KUNDËR KORRUPSIONIT

“Një nga ndryshimet kyce të këtij ligji, është se të gjithë inspektorët tani kanë më kompetenca të reja dhe më të ëmdhaja. Konkretisht nëse në terren ata konstatojnë se shkelen protokollet shëndetësore, në momentin e njëjtë, subjketit juridik, do t`I shqiptohet ndalesa e përkohshme për kryerjen e veprimtarisë nga 10 deri më 30 ditë. Sipas ndryshimeve gjobat do të jenë në varësi të subjektit juridik.  

Rikujtojmë se javën e kaluar Qeveria miratoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të kufizohet orari I punës së lokaleve deri orën 23.00. Me ndryshimet ligjore rriten edhe dënimet për shkeljen e protokolleve shëndetësore. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia