close
Top LajmeVendi

INSPEKTORATI: MBYLLEN 48 OBJEKTE HOTELERIKE

dpi-pazaren-logo
Vetëm gjatë fundjavës inspektorët kanë mbyllur 48 objekte hotelierike, kryesisht në vendbanimet rurale, që kanë punuar krahas ndalesës së rreptë për mposhtjen e krizës nga virusi korona në vend. Nga qytetarët kërkohet që të mos i përdorin as aparatet e kafesë ose ata të ujit, sepse nga butonat mund ta marrin virusin korona.
Pothuajse një muaj pas vendosjes së masave të jashtëzakonshme kundër përhapjes së virusit korona, në vend ende ka pronarë të lokaleve që nuk i respektojnë. Për tri ditë, prej 2 deri më 5 prill, inspektoriati ka mbyllur rreth 50 kafene, ku virusi mund të përhapet përmes gotave, tavolinave, enëve të ushqimit por edhe komunikimit të afërt. Madje janë në rrezikshëm edhe butonat e aparateve për pije.
“Nga ana e inspektorëve të tregut janë mbyllur gjithsejt 48 objekte hotelierike në më shumë qytete dhe vendbanime në vend. Këtyre ditëve janë ndaluar për përdorim 215 aparatë për kafe. Nga ana e Agjencisë për ushqim u bëhet thirrje qytetarëve të mos i përdorin aparatet për kafe, por edhe ata për ujë, sepse mund të jenë bartës potencial i infeksionit.”
Shërbimet inspektoriale sot dolën edhe me një thirrje – nga mosdija të mos humbet vendi i punës gjatë periudhës së krizës.
“Bëjmë thirrje që të punësuarit të kenë kujdes çfarë nënshkruajnë. Mund të lajmërohen në inspektoriatin e punës në çdo kohë, në çdo njësi rajonale. Theksohen numrat e inspektorëve tonë, le të konsultohen. Do të thotë të mos nënshkruajnë diçka që nuk e dinë, pastaj të kenë pasoja, ky është mesazhi im.”
Në Ditën botërore të shëndetit, inspektoriati shëndetësor bën thirrje që personeli shëndetësor t’i përdorë si duhet pajisjet mbrojtëse për veten e tyre, për të afërmit por edhe për shkak të numrit të madh të pacientëve që u besojnë.
“Besojuni mjekëve dhe personave medicinalë. Në këto momente të vështira ata e japin maksimumin nga vetja në luftën me virusin korona.”
Në vend statistikat tregojnë se rreth 10% e të sëmurëve me Kovid 19 janë pikërisht mjekë dhe motra medicinale. /KlanMacedonia
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia