close
Top LajmeVendi

Institucionet bosh, punonjësit e administratës dhe gjyqësorit edhe sot bojkotuan punën dy orë

Screenshot_1

Edhe sot të punësuarit në administratë dhe gjyqësor në grevë dy orëshe që nga ora 10 deri në 12 para institucineve të tyre në shenjë revolte .

Sipas kryetarit të Sindikatit të punjonjësve në administratë dhe gjyqësor Trpe Deanovski dalja në grevë është më se e knaqëshme. Sipas tij dje kanë pasur presione ndërsa sot ende nuk ka ndonjë informatë të tillë.

“Nuk kemi asnjë informacion nga Qeveria, nuk kemi marrë ende ftesë për mbledhje, por të dhënat e publikuara dje  thonë se duhet të ulemi sa më parë, duhet të gjejmë zgjidhje sepse ato deklarata të Qeverisë që nëse paguajnë punonjësit, inflacioni do të rritet . “Ne shohim që inflacioni tashmë po rritet në përqindje të mëdha.

Sipas Deanovskit kërkesat tona janë të drejta, mirëpo deklaroi se nuk kemi asnjë informatë nga ana e Qeverisë skemi marrë ftesë për takim, edhe pse duhet patjetër që së shpejti ta zgjedhim problemin.

Nëse nuk zgjidhet problemi do të bisedojmë me antëarët tanë dhe do të vendosim se në cilën mënyrë dhe se si do të vazhdojnë protestat deklaroi Deanovski.

Ata kërkojnë pagesën e pagës minimale dhe rritje lineare të pagave të të gjithë punëtorëve për 2.806 denarë/KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia