close
Screenshot_26

       HEKURUDHAT – TRANSPORTI HERË SHTAB I ALTERNATIVËS, E HERË I BESËS

Në dhjetor të vitit të kaluar, 32 persona të punësuar me kontratë në vepër në Hekurudhat e Maqedonisë-Transporti, mbetën pa punë. Kontratat u përfunduan,  e drejtori i ri që ishte nga një parti tjetër, nuk pati mundësi që ti vazhdojë.
Sipas informata deri tek cilat erdhi Klan, një vit më vonë, fatin e njëjtë do ta kenë edhe 60 persona tjerë të punësuar në këtë Shoqëri aksionare. Kërkuam konfirmim të informatës tonë edhe nga drejtoria, e nga atje edhe pse na thanë se do të përgjigjen me shkrim, deri në këtë moment këtë nuk e kanë bërë.
Kjo drejtori në vitet e fundit, po shfrytëzohet si shtab, herë i Alternativës, e herë si shtab i Lëvizjes Besa.
Hallexhinj të papunësuar, janë edhe të detyruar që publikisht të faleminderojnë drejtorin, por nuk guxojnë ta harrojnë as partinë.Nga drejtoria informojnë se kanë bërë kërkesë 3 herë për punësime deri tek Ministria e Financave, por kjo nuk është aprovuar.

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia