close
Bota

Instituti amerikan: Trupat ruse po operojnë nga brenda fabrikës Azovstal

azovstalll.png

Forcat ruse kanë mundur për herë të parë që të futen në brendësi të uzinës Azovstal në Mariupol. Instituti për Studimet e Luftës ka thënë gjatë një përditësimi të situatës ushtarake në Ukrainë se ka shumë mundësi që trupat ruse të jenë duke operuar nga brenda fabrikës.

Ky lajm vjen pas disa ditësh luftimesh në fabrikën e çelikut, ku po strehohen ushtarë ukrainas, por edhe qindra civilë.

Gjithashtu mendohet se mbrojtja e Ukrainës ka penguar kryesisht përparimet ruse në Ukrainën lindore.

Ditët e fundit Rusia ka intensifikuar sulmet kundër infrastrukturës së transportit pranë stacioneve hekurudhore në Lviv dhe Transcarpathia, megjithatë nuk ka arritur që të krijojë dëme seroze./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia