close
Rajoni

INTEGRIMI: OJQ-RRITJE BASHKËPUNIMI KOSOVË-SHQIPËRI

Screenshot_8

Rritje të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë në fushën e integrimit kanë kërkuar shoqëritë civile të këtyre dy vendeve.

Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një agjendë të përbashkët në procesin e integrimit Evropian u tha në prezantimin e studimit për bashkëpunimin Kosovë Shqipëri në këtë fushë nga Qendra e Shqipërisë për konkurueshmëri dhe Tregti ndërkombëtare si dhe instituti EPIK.

U cilësua i rëndësishëm bashkëpunimi i të dyja vendeve në këtë fushë. Megjithatë u përmendën edhe sfidat me të cilat ballafaqohen të dyja vendet

Sfidë është mungesa e qëndrueshmërisë në administratë që bëhet shumë e prekshme dhe e dhimbshme sidomos të pjesa e integrimit.

Krejt çfarë duhet është që të vazhdohet tutje. Strukturat institucionale janë paraparë me marrëveshje. Janë dy trupat përgjegjës që thjesht duhet të fillojnë të takohen dhe duhet të fillojnë t’i zgjedhin temat që do të trajtojnë. Koova mund të përfitojë nga përvoja e Shqipërisë në aspektin e marrjes së statusit të vendit kandidat.

Gjithashtu u përmend fakti se mungon vullneti politik për reforma publike posaqërisht në Kosovë ndërsa për Shqipëri u lavdërua pjesa e reformës së thellë në sistemin e drejtësisë.

Sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian konsideroj që nuk kemi një agjendë të përbashkët dhe të mirëfilltë për të ecur përpara në procesin integrues.

U kërkua gjitashtu përmirësim i casjes në komunikim me vendet anëtare të BE-së si dhe kujdes në përdorimin e fondeve të BE-së.

Duhet të kemi një kujdes të vecantë në përdorimin e fondeve që vijnë nga Bashkimi Evropian dhe të përdoren në mënyrë strategjike.

Kosova është e fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor në proceset integruese derisa Shqipëria është në pritje të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia