close
Teknologji

‘Intel Corporation’ pezullon aktivitetet e biznesit në Rusi

thumbs_b_c_e4a6343cd299ac6e9171fb971540b31e

Kompania ‘Intel Corporation’ ka njoftuar pezullimin e operacioneve të saj të biznesit në Rusi, duke iu bashkuar një numri në rritje të kompanive perëndimore që janë larguar nga vendi për shkak të luftës kundër Ukrainës.

Prodhuesi amerikan i çipave tha se që nga fillimi i muajit mars ndaloi shitjet dhe dërgesat në Rusi dhe Bjellorusi.

“Intel i bashkohet komunitetit global në dënimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe bën thirrje për paqe sa më të shpejtë”, theksoi kompania.

Ajo po ashtu tha se po përpiqet të mbështesë të gjithë punonjësit e saj, përfshirë 1.200 punonjësit në Rusi.

‘Intel Corporation’ është një korporatë shumëkombëshe amerikane dhe kompani teknologjike me qendër në Santa Clara të Kalifornisë dhe është prodhuesi më i madh në botë i çipave gjysmëpërçues për sa i përket të ardhurave.​​​​​​​/AA

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia