Intensifikohet sulmi rus në lindje të Ukrainës

Zelensky shpreson se vendi i tij do të anëtarësohet në BE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Bombardimet ruse vijojnë të godasin Sevedonjeckun, i cili tani më është epiqendra e sulmit në përpjekjet e Kremlinit për të avancuar me pushtimin në lindje të Ukrainës. Bombardimet e shumta kanë shkaktuar shpërthimin e një zjarri masiv në Uzinën Azov në këtë qytet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo uzinë është kthyer në një strehimore për civilët njësoj si në uzinën Azovtal në Mariupol e cila tani më është në duart e rusëve. Megjithatë kjo fabrikë kimike në Severedonjeck, tani për tani mbetet ende në duart e forcave ukrainase.

Një tjetër sulm në Shortkiv, qytetin perëndimor të Ukrainës plagosi të paktën 22 persona teksa ka shkatërruar pjesërisht një objekt ushtarak.

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka raportuar këtë të diel se ata kanë hedhur raketa lundrimi Kalibr e cila ka shkatërruar një depo të madhe armësh të cilat i ishin dhënë Ukrainës nga SHBA dhe Europa.

Në fjalën e tij të përditshme për popullin e tij, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky është shprehur se ai shpreson që në Samitin e Ardhshëm të BE, Ukraina të marr statusin e vendit kandidat.

Ditën e djeshme ishte Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Layen e cila vizitoi sërisht Kievin ku foli me Presidentin Ukrainas më tepër mbi procesin e anëtarësimit.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share