close
dybala

Zikaltërit i ofrojnë kontratë 4-vjeçare me 6 mln Euro në sezon

Paulo Dybala do të jetë përforcimi i parë i madh i Interit për sezonin e ardhshëm. Argjentinasi ka vendosur të largohet i lirë nga Juventusi dhe streha e ardhshme pritet të jetë sërish në Seria A italiane. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi ka arritur tashmë akordin me zikaltërit.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Dybala do të firmosë te Interi për 4 vite, me një pagë prej 6 milionë Eurosh në sezon plus bonuse. 28-vjeçari vendos kështu që të qëndrojë sërish në elitën e futbollit italian, duke refuzuar interesin dhe ofertat e ardhura në drejtim të tij nga Manchester United dhe Atletico e Madridit. Te Inter, Dybala do të gjejë si shok reparti argjentinasin tjetër, Lautaro Martinez që duket se do të qëndrojë në “San Siro” pavarësisht ofertave.

Rol të madh në marrëveshjen që sjell Dybala te Inter ka padyshim drejtori ekzekutiv i milanezëve, Bepe Marota, i cili në të shkuarën e mori te Juventusi nga Palermo. Për t’i bërë vend pagës së tij faraonike, Inter është gati të largojë futbollistë si Alexis Sanchez, Matia Vecino dhe Arturo Vidal.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia