close
Kulture

INTERESIM I SERBËVE PËR ISMAIL KADARENË

8FBD9CAB-CF2E-419B-BDA0-C413492A0191

Sonte në Beograd, lexuesve serbë, që gjithnjë e më shumë janë duke shfaqur interesimin për veprat e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadaresë, do t`u prezantohen romanet e tij “Gjenerali I ushtrisë së vdekur” dhe “Pallati I ëndrrave” që janë përkthyer në gjuhën serbe. Rreth perceptimit të letërsisë së tij, do të flasin Olimbi Velaj – poete dhe lektore e letërsisë dhe shkrimit kreativ në Katedrën për Letërsi në Universitetin e Durrësit dhe bashkëpunëtore e Katedrës së Albanologjisë dhe Fakultetit Filologjik në Beograd, Rigels Halili antropolog kulturor, filolog dhe historian, profesor në Universitetin e Varshavës dhe Agim Baçi kryeredaktor I revistës “Medius” dhe kolumnist I të përditshmes “Panorama” në Tiranë.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia