close
Sport

INTERNACIONAL CHAMPIONS CUP: MILANI MPOSHT BAJERNIN ME PENALLTI  

Milan  bajern

Milani dhe Bajerni kanë zhvilluar një ndeshje të bukur mes, ku në fund ishin kuqezinjtë që triumfuanpas goditjes së 11-metërshave.

Ndeshja e cila përfundon në 90 minutat e kohës së rregullt në barazim 3-3 ishte e vlefshme për International Champions Cup që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për Milanin në këtë takim shënuan Niang, Bertolacci dhe Kucka, ndërsa për Bajernin Ribery shënoi dy herë, ndërsa goli tjetër u shënua nga Alaba.
Tek gjuajtjet e penalltive ishin kuqezinjtë e drejtuar nga Montella që u treguan më të saktë duke fituar 5-3.

Bayerni të shtunën luan me Interin në Charlotte, Karolina e Veriut, teksa javën tjetër “Carletto”-ja do të ndeshet me një tjetër ish-skuadër, Real Madridin, në East Rutherford, New Xhersi. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia